ARKATANA

Filluan punimet në rivitalizimin e rrugës “Kongresi i Manastirit” në Viti, faza e dytë

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet e fazës së dytë që janë duke u zhvilluar në rivitalizimin e rrugës “Kongresi i Manastirit” në qytetin e Vitisë.

Me rivitalizimin e kësaj rruge përveç që bëhet lidhja e segmenteve të rrugëve “Kongresi i Manastirit” me rrugën “Adem Jashari” në qytet, do të krijohen edhe hapësira për parkim të mjeteve motorike, trotuare dhe ndriçim publik për lëvizjen e lirë dhe të sigurtë të qytetarëve.

Ky projekt është nga Grandi i Performancës ku komuna e Vitisë është përfituese e shumëfishtë, poashtu bashkëfinancim i Ministrisë së Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, DEMOS-it, ambasadës Norvegjeze në Kosovë dhe SIDA-s.

Uji Dea

Me këtë rast Haliti potencoi se rivitalizimi i kësaj rruge është shumë i rëndësishem sepse krijon më shumë hapësirë dhe lehtësi për pjesëmarrësit në komunikacion.

Ai poashtu tha se ky projekt është në përputhje me Planin e Mobilitetit Urban të Komunës së Vitisë që është i aprovuar edhe në Kuvendin Komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.