GRANDEMALL

Filluan punimet në asfaltimin e rrugës që lidhë fshatrat Tërpezë- Fshati i Ri, Qifllak dhe lagjja Alidema në Pozheran

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka marrë sot pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në asfaltimin e një rruge nga Fshati i Ri me të cilën lidhën mes veti ky lokalitetet me Fshati e Ri, Qifllak dhe Pozheran.

Në fillimin e këtyre punimeve të pranishëm ishin edhe disa nga banorët e këtyre lokaliteteve të cilët u shprehën falënderues për asfaltimin e kësaj rruge, duke shtuar se ka një rëndësi të veçantë pasi lidhë mes veti disa lokalitete.

Haliti me këtë rast përmendi projektet të cilat janë në realizim e sipër në komunën e Vitisë, kurse për rendësin e rrugës që do të asfaltohet në Fshatin e Ri theksoi se do të jetë jetike për banorët pasi që shkurton distancën e qarkullimit, por edhe lehtëson qasjen në tokat bujqësore dhe plantacionet që janë në këtë pjesë.

FIDANISHTJA

Përfaqësuesit e fshatrave Tërpezë e fshat të Ri, u shprehën falënderues ndaj Institucioneve Komunale dhe vlerësuan se ky projekt ka qenë prioritet i të dyja lokaliteteve, i cili tani po jetësohet.

Rruga Fshati i Ri-Tërpezë kap një gjatësi mbi 1 kilometër, kurse segmenti që lidh me lagjen Alidemaj në Pozheran, ka një gjatësi prej 670 metrash./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.