Mobi Casa

Fillon vaksinimi i personave mbi 80 vjeç në Kamenicë

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Komuna e Kamenicës përkatësisht Qendra e Vaksinimit sot ka filluar vaksinimin e të moshuarve mbi moshën 80 vjeçare.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, u ka uruar shëndet të gjithë atyre që po vaksinohen.
“Sot filloi vaksinimi i gjyshërve tanë. Pas vaksinimit të personelit shëndetësor, sot Qendra e Vaksinimit në Kamenicë, po përkujdeset për të moshuarit mbi moshën 80 vjeçare. Qofshi me shëndet”, është shprehur ai.

UBT

Ndryshe ditë më parë është vaksinuar stafi shëndetësor në Kamenicë./rajonipress