Mobi Casa

Fillon trajtimi i kafshëve shtëpiake nga parazit të jashtëm dhe të brendshëm

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një ekip e KFOR-it Amerikan së bashku me drejtorinë komunale për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan në kuadër të një projekti për të ndihmuar fermerët e komunës së Gjilanit, ka filluar trajtimin e kafshëve shtëpiake, lopëve, deleve, dhive, qenve etj, kundër parazitëve të brendshëm dhe të jashtëm që zakonisht preken kafshët shtëpiake.

Më këtë rast drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Nazmi Rapuca, ka bërë të ditur se janë rreth 20 lloje të parazitëve që zhduken nga ky lloj i medikamentit që përdorët në këtë trajtim.

Trajtimi ka filluar në fshatin Shillovë të Gjilanit fshat i banuar kryesisht nga komuniteti serbë, tek fermeri Velko Stojanoviq, ku ekipi i veterinarëve të KFOR-it amerikan, së bashku edhe me ekspertët e drejtorisë së bujqësisë dhe me nxënësit e shkollës së Bujqësisë, respektivisht të drejtimit të veterinës, po e bëjnë trajtimin e lopëve dhe deleve që ka ky fermerë, ndërsa sipas drejtorit Rapuca, do të vazhdohet tutje pastaj edhe te fermerët tjerë në këtë fshat, por edhe në fshatrat tjerë të komunës së Gjilanit, tek të gjithë ata që ruajnë kafshë shtëpiake, pasi parashihet se në këtë projekt të bëhet trajtimi i mijërave kafshëve shtëpiake (lopë, dele, dhi dhe qenë).

E veçanta e këtij projekti, është ajo se financohet tërësisht nga KFOR-i amerikan, i cili siguron medikamentet, ndërsa trajtimi do të vazhdojë pastaj edhe nga vet ekspertët e Drejtorisë Komunale të Bujqësisë, bashkë edhe me nxënës të shkollës së mesme bujqësore.

Hidromorava

Rapuca ka thënë se medikamentet që përdorën janë të shtrenjta, diku vlerësohet se mund të shkojë deri në 20 euro trajtimi komplet vetëm i një kafshe shtëpiake, ndërsa mënyra e trajtimit është e lehtë sipas tij, vetëm duhet ditur pesha e kafshës për të përcaktuar dozën.

Ai tha se fermerët e kanë mirëprit këtë projekt, për të cilin edhe më parë kanë qenë të informuar, ndërsa bashkëpunimi i kësaj drejtorie me KFOR-in amerikanë është në vazhdën e bashkëpunimi të shkëlqyeshëm që e kanë pas deri më tani në projekte të ndryshme në bujqësi dhe në shërbim të fermerëve.

Ndërsa majori John Coulter, tha se sot janë këtu që të ndihmojmë aq sa mundemi komunitetit që ruajnë kafshë si shqiptarëve, serbëve, turqve etj. Interesi ynë primar si veterinar që jemi, është që të investojmë dhe të përkujdesemi për kafshët shtëpiake në këtë lëmi.

Edhe Velko Stojanoviq, fermer në shtallën e të cilit është bërë ky intervenim për trajtim të kafshëve. Tha se është i lumtur që KFOR-i dhe Komuna po ua bëjnë më të lehtë trajtimin dhe mbrojtjen paraprakisht të kafshëve nga ndonjë parazit i mundshëm. Ai tha se vetëm ky intervenim i sotëm në shtallën time kushton sigurisht më tepër se 200 euro./rajonipress/