RCCOLA

Fillon së implementuari ligji për personat e verbër

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shoqata e të Verbërve e Republikës se Kosovës në mbështetje të UNDP-së ka organizuar të enjten në Gjilan një debat me temën “Implementimi i ligjit për personat e verbër”.

Mexhit Foniqi drejtor ekzekutiv i shoqatës së të verbërve tha se qëllimi i këtij debati është që të shqyrtohet Ligji për personat e verbër si dhe të drejtat që garanton ky ligj për komunitetin e të verbërve.

Foniqi ka kërkuar nga të gjithë të verbrit e Anamoravës, por edhe familjet e tyre që të ndjekin udhëzimet që parasheh ligji . Kurse Bujar Kadriu kryetar i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës tha se viti 2013 është i rëndësishëm për personat e verbër, ngase nga 1 janari i këtij viti edhe ka filluar së implementuari ligji që rregullon të drejtat dhe përfitimet e tyre.

Ai u ka bërë me dije anëtarëve të kësaj Shoqate mënyrën e aplikimit, për të fituar në raport me të drejtën ligjore.

Sipas tij, aplikuesit që do të përfitojnë të drejtën e përfitimit do të ekzaminohen drejtpërsëdrejti, e jo përmes dokumentacioneve, me të cilat mund të vije deri te abuzimi i ligjit.

Kadriu tha se përfituesit e të drejtës ligjore, pagesat retroaktive do t’i gëzojë prej 1 janarit të këtij viti, duke shtuar se kompensimet për këtë kategori shoqërore, nuk do të jenë më të vogla se 100 euro.

KKVITI

Salie Mustafa, deputete në Parlamentit të Kosovës pohoi se ka pasur përpjekje dhe angazhime maksimale që ky ligj të jetë i zbatueshëm.

Sipas saj, ishte ky një vullnet i deputetëve të Parlamentit të Kosovës, sepse edhe ishte meritore kjo kategori shoqërore për ta gëzuar të drejtën e vet.

Xhemajl Salihu, drejtor i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan foli për relacionin e kësaj Drejtorie në raport me SHRV-ve në Gjilan.
“ Ne jemi angazhuar për të ndihmuar këtë kategori shoqërore, por mundësitë i kishim të kufizuara “, tha ai.

Sipas tij, tash me këtë ligj tretmani i kësaj kategorie shoqërore do të ndryshoj, dhe se kjo do të jetë mundësi e mirë, që ata të integrohen edhe me lehtë në jetën shoqërore.

Në këtë debat u tha poashtu se pavarësisht gjendjes socio-ekonomike të familjeve me anëtarë të verbër, kompensimi do të bëhet për të gjithë meritorët. / rajonipress/