Eko Higjiena

Fillon realizimi i projektit “Kujdesi për nëna dhe fëmijë” edhe në Komunën e Kamenicës

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Para personelit shëndetësor të Komunës së Kamenicës u lansua projekti: “Kujdesi për nëna dhe fëmijë” i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në përkrahje të UNICEF-it.

Me fjalë rasti u paraqitën: kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, drejtori i Shëndetësisë, Dritan Maliqi, drejtori i QKMF-së, Rabit Dërmaku, zv. ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Granit Avdullahu, zëvendës shefi i zyrës së UNICE-fit, James Mugaju dhe znj.Fetije Huruglica.

Të gjithë folën për rëndësinë e realizimit të këtij projekti që është një prioritet strategjik i ministrisë në fjalë, duke ofruar qasje për tu mbrojtur dhe përmirësuar gjendjen shëndetësore të nënës dhe fëmijës.

Mobi Casa

Komuna në përkrahje të plotë të kryetarit Kastrati dhe në gatishmërinë, kapacitetet e stafit shëndetësorë do ta realizoj me sukses të plotë këtë projekt.

Qëllimi i vizitave në shtëpi e ofron sistemin shëndetësor sa më afër qytetarit dhe shton besimin në të./rajonipress/