Mobi Casa

Fillon ndërtimi i njërës nga rrugët kryesore të Velekincës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kanë nisur punimet për ndërtimin e njërës nga rrugët kryesore të fshatit Veleknicë, e cila ishte në gjendje jo të mirë.

Kjo arterie nga rruga Gjilan-Preshevë deri tek ajo Gjilan-Kumanovë do të rregullohet e tëra dhe do të zgjerohet.

Në fillimin e punimeve ishte edhe drejtori për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, bashkë me këshilltarin e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Fadil Ademin

HW

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në fshatin Velekincë, tashmë kanë nisur punimet për trajtimin e njërës nga rrugët kryesore, e cila ka qenë edhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të kësaj ane.

Sipas tij punimet po realizohen në kuadër të kontratës verore për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Do të vazhdojmë me përkushtim punët e mira për Gjilan dhe përmirësimin e infrastrukturës në çdo lagje e fshat”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.