Fillon ndërrimi i poçave të ndriçimit publik në fshatrat e Kamenicës

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka filluar ndërrimin e poçave të ndriçimit publik në fshatra.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Zotrim Kastrati, ka thënë se punimet për ndërrimin e poçave janë bërë në kuadër të marrëveshjes mes Komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Ekonomisë.

“Filluan punimet për zbatimin e masave të Efiçiencës së Energjisë. Nga marrëveshja në mes Komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Ekonomisë, filloi ndërrimi i poçave të ndriçimit publik në fshatrat e komunës”, është shprehur ai./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS