Hidromorava

Fillon ndalimi i produkteve me mbishkrimin UNMIK/KOSOVO

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Prishtinë – Inspektorati i Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim që të ndalojë importin e produkteve në tregun e brendshëm me mbishkrimin UNMIK/KOSOVO. Ndalimi i eksportit ka filluar të zbatohet nga 1 maj.

Zyrtarët e MTI-së kanë bërë të ditur se subjektet të cilat kanë akoma në stoqet e tyre produkte me mbishkrimin UNMIK/KOSOVO do të mund t’i shesin deri më 1 qershor të këtij vitit.

Mobi Casa

Ndërsa, subjektet që tregtojnë produkte me këtë mbishkrim, pas datës 1 qershor 2012, do të ndërmerren masa konform ligjeve në fuqi.
Gjobat për këto veprime sipas Inspektoratit në MTI janë prej 2000 deri në 10000 euro.

Tani e tutje, në produkte, emri i shtetit importues duhet të jetë KOSOVË apo KOSOVO. /Telegrafi/