Fillon mirëmbajtja dhe rregullimi i ndriçimit publik në qytet dhe fshatra
Kamenicë – Ka filluar rregullimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik në qytet dhe fshatra, fillimisht janë identifikuar defektet në rrjetin e ndriçimit publik duke vazhduar me zëvendësimin e poçave të dëmtuar, vendosjen e shtyllave të reja dhe rregullimin e shtyllave të dëmtuara.
“Në kuadër të këtij projekti është parashikuar edhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik, punimet kanë filluar në qytet dhe do të vazhdohet në gjithë territorin e komunës” tha kryetari i komunës Begzad Sinani./rajonipress/


