Fundamenti

Fillon Java e promovimit të produkteve vendore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Java e promovimit të produkteve vendore, kësaj radhe vjen më ndryshe. Në një shtëpi prej xhami e vendosur në platenë e hotelit Grand, do të promovohen produktet ushqimore, ndërsa brenda do të qëndrojnë tre persona.

Organizatorët kanë thënë se janë ndihmuar edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës për lidhjen e tyre me bizneset.
Kampanja që do të zgjasë një javë, është mbështetur edhe nga komuna e Prishtinës ka njoftuar KTV-ja.

Hidromorava

Kjo kampanjë ka filluar të martën, ndërsa banorët do të jenë nga shoqëria civile. Ata herë pas here do të vizitohen edhe nga njerëz nga skena publike. /Telegrafi/