Fundamenti

Fillon fushata e korrje shirjeve në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Korrje shirjet kanë nisur nga arat e fshatit Livoq të Ulët,derisa zyrtarët nga drejtoria për bujqësi dhe pylltari zyrtarisht promovuan fillimin e fushatës së korrje shirjeve.

Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi e pylltari me këtë rast ka thënë se sivjet presim një fushatë të suksesshme të korrje shirjeve, në të cilën do të marrin pjesë 51 kombajna të cilët edhe pse të vjetër, teknikisht janë në rregull .

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, me kohë ka formuar Komisionin Komunal për korrjeshirje, i cili do të përcjellë mbarëvajtjen e fushatës, rendimentin dhe do të zgjidhë mosmarrëveshjet eventuale.

Rapuca tha se çmimi që do të paguajnë fermerët këtë vit do të jetë 100 €/ha, kurse kombajnerët që do e respektojnë këtë çmim që është rekomanduar nga Ministria për Bujqësi do të marrin naftën me subvencion prej 25 %.

Komisioni, pas verifikimit të gjendjes së grurit në teren, ka konstatuar se në përgjithësi, gjendja e grurit këtë vit është e mirë. Temperaturat tepër të larta që po mbretërojnë ditëve të fundit, kanë shkaktuar pjekjen e dhunshme të grurit, duke ndikuar edhe në uljen e rendimentit të pritur tha Rapuca.

RCCOLA

Megjithatë duke i pasur parasysh kushtet tepër të pa volitshme që kanë mbretëruar në vjeshtën e kaluar, në kohën kur është mbjellur gruri, ku si pasojë e thatësisë ekstreme, pjesa më e madhe e grurit ka mbirë pas vitit të ri, nën shtresën e borës.

Mirëpo shirat që ranë gjatë muajit maj, kanë ndikuar pozitivisht në rritjen dhe zhvillimin e bimës së grurit. Në bazë të analizave tona presim rendimente të mira të cilat do të jenë mbi 4000 kg/ha. Natyrisht, rendimenti i saktë do të nxirret nga mostrat që do të merr komisioni gjatë procesit te korrjeshirjeve tha Rapuca.

Këtë vit, në arat e komunës së Gjilanit, i kemi 2000 ha të mbjellura me grurë, 150 ha me tërshërë dhe rreth 100 ha me elb.

Ekspertët nga drejtoria për bujqësi apelojnë fermerët që të mos i djegin hamulloret, por në vend të kësaj ta bëjnë një lëvrim të cekët rreth 15 cm. Në këtë mënyrë ruhen materiet organike në tokë dhe shmanget rreziku nga përhapja e zjarreve shtoj Rapuca./rajonipress/