Fillon asfaltimi i rrugës Viti – Korbliq-Kaçanik
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet në asfaltimin e rrugës Viti-Korbliq- Kaçanik.
Në disa pjesë kjo rrugë është hapur, ndërtuar dhe po asfaltohet ndërsa në disa pjesë të saj konkretisht përmes fshatit Binqë dhe Shushtë po bëhet edhe zgjerimi i saj.
Me këtë rast kryetari Haliti, tha se ai është shumë i lumtur që po realizohet ky projekt infrastrukturor, që sipas tij nuk është vetëm në interes të kësaj zone por edhe të dy komunave si Viti dhe Kaçanik.
Ai shtoj se kjo rrugë po bëhet në një zonë të veçantë që mund edhe të përshkruhen si mushkëritë të Vitisë, duke rritur mundësitë edhe për turizëm rural.
Rruga po shihet si shumë rëndësishme edhe për banorët e dikurshëm që ishin shpërngulur në veçanti nga fshati Mjakë.
Kryetari i Majkut, Muharrem Beqiri, falënderoj kryetarin Haliti, për këtë projekt duke thënë se ndërtimi i rrugës në këtë zonë por edhe i rrugës së Majkut që pritet të bëhet gjithashtu është mrekulli për ta dhe sipas tij do të hapë serish dyert e kthimit për banorët e kësaj zone.
Ndërkaq në Binqë të Vitisë po zhvillohen edhe punimet në zgjerimin e urës në hyrje të fshatit./rajonipress/