Fillon asfaltimi i rrugës kryesore në Kopërrnicë
Kamenicë – Kanë filluar punimet në projektin e Asfaltimit të rrugës kryesore Bunari i Zenelit – Penda e Kopërnicës në kuadër të projekteve të ndërtimit të infrastrukturës rrugore në qytet dhe fshatra.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani ka vizituar fillimin e punimeve në këtë projekt dhe i ka uruar banorët për fillimin e punimeve. “Ne po përfundojmë këtë projekt që ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve të fshatit Kopërnicë dhe banorëve të lokaliteteve tjera, punët do të kryhen sipas dinamikës së paraparë me projekt do të vazhdojmë me projekte të tjera” ka thënë Sinani./rajonipress/


