Eko Higjiena

Fillon asfaltimi i rrugës dhe 11 rrugicave në lagjen “Dheu i Bardhë”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, së bashku me drejtorët e drejtorive komunale, kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve në rrugën ”Agim Rashiti” në lagjen Dheu i Bardhë, ku do të punohen katër rrugica, në rrugën ”Vëllezërit Frashri” tri rrugica dhe në rrugën ”Shyt Mareci” katër rrugica.

Me këtë rast nënkryetari Rexhep Kadriu ka thënë se nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, këto rrugë janë dinamika e fuqishme për të cilën kemi premtuar se do ta bëjmë realitet.

”Jemi duke punuar me intensitet të lartë në asfaltime të rrugëve, kanalizime, ujësjellës, ndriçim publik dhe trotuare. Qëllimi ynë është që infrastrukturën bazike t’ua afrojmë qytetarëve tanë. Ajo çka të tjerët nuk kanë mundur ta bëjnë edhe përkundër premtimeve, ne po e shndërrojmë në realitet. Ne jemi të vendosur që gjithçka të punojmë në të mirën e qytetarëve, ngase në të kaluarën këto projekte nuk kanë gjetur realizim. Këtë vit në lagjen Dheu i Bardhë do të përfundohen të gjitha rrugët, por në të njëjtën kohë do të vazhdojmë edhe në lagjet tjera dhe fshatrat e Komunës së Gjilanit”, ka thënë ai, duke shtuar se vlera totale për 11 rrugica është mbi 300 mijë euro, ndërsa vetëm këtë vit do të investohen mbi 2.5 milion euro vetëm në asfaltime.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë po ashtu se është shumë keq që edhe pas 15 viteve flitet në Gjilan për infrastrukturë rrugore.

“Është keq që edhe pas 15 vjetëve e kemi qytetin në këtë gjendje. Dinamika jonë vazhdon më pas edhe në lagjet tjera, si në Dardani, në rrugën shtatë, dhjetë dhe dymbëdhjetë dhe rruga “Ali Hadri”, këto rrugë do të fillojnë brenda kësaj jave dhe nuk do të ndalemi me kaq”, ka thënë ai ndër të tjerash./rajonipress/