Eko Higjiena

Fillon aksioni “Për një Kamenicë të Pastër”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Ka filluar aksioni “Për një Kamenicë të Pastër”, në tërë territorin e Komunës së Kamenicës. Këtij aksioni i janë bashkuar Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Nënkryetari Faton Jakupi, Drejtorët e Drejtorive Komunale, zyrtarë komunalë, Policia e Kosovës, pjesëtarë të KFOR-it, nxënës dhe mësimdhënës të shkollave, mjekë e infermierë, si dhe qytetarët.

Uji Dea

Aksioni ka filluar në orën 10:00 dhe do të vazhdoj deri në orën 12:00.
Sipas planit operativ përveç pastrimit të hapësirave të ndryshme, pastrimit të deponive ilegale me materiale të ngurta do të bëhet edhe mbjellja e drunjve dekorativ te Parku i Qytetit dhe në hapësirat nga Berivojca në qytet.
Bashkohuni në këtë aksion!