UBT

Fillojnë takimet publike për rregullimin e sipërfaqeve kadastrale në tri zona të Komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në kuadër të projektit për rregullimin e sipërfaqeve në zonat kadastrale Radivojcë, Sadovinë e Çerkezve dhe Tërpezë në bashkëpunim me Agjencia Kadastrale e Kosovës kanë filluar dje takimet publike informuese, ku të parat janë mbajtur dje në Sadovinë e Çerkezve dhe Radivojcë.

Gjatë prezantimeve, përfaqësuesit komunalë dhe drejtoresha për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi në Viti, Majlinda Ostrogllava, kanë theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, duke pasur parasysh sfidat ekzistuese si pronat e paregjistruara, trashëgimitë e paformalizuara dhe ndryshimet në terren që nuk janë evidentuar në kadastër.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Në takim u bë me dije se projekti synon përmirësimin e gjendjes kadastrale, saktësimin e të dhënave pronësore si dhe forcimin e sigurisë juridike për qytetarët.

Përmes tij do të mundësohet krijimi i një pasqyre më të qartë dhe të besueshme të pronave, duke lehtësuar njëkohësisht edhe procedurat administrative.

Fundamenti

Bëhet me dije se shërbimet që do të ofrohen në kuadër të këtij projekti do të jenë pa pagesë për qytetarët, çka paraqet një mundësi e mirë për rregullimin e çështjeve pronësore.

Ndërkaq sot në fshatin Terpezë pritet të mbahet edhe takimi me banorët e këtij lokaliteti dhe atë duke filluar nga ora 17:00 – SHFMU “Hysen Tërpeza” .

Drejtoresha Ostrogllava i bënë thirrje qytetarëve të Tërpezës që të marrin pjesë në këtë takim dhe të informohen lidhur me këtë projekt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.