Fillojnë punimet në rrugën Ramjan – Sllakovcë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Sot kanë filluar punimet në ndërtimin dhe rregullimin e rrugës me zhavorr Ramjan-Sllakovcë.

Me këtë rast nga afër punimet i ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor.

Mobi Casa

Ai tha se ndërtimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë pasi me të bëhet lidhja e disa komunave.

Por rregullimi i kësaj rruge shihet si i rëndësishëm edhe për faktin se qytetarët do të kenë më të lehtë qasjen në parcelat e tyre./rajonipress/