Eko Higjiena

Fillojnë punimet në rrugën e quajtur “Te pishat” në Lubishtë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës me zhavorr të quajtur “Te Pishat”, në fshatin Lubishtë, e cila së shpejti do të jetë në shfrytëzim nga banorët.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që janë duke u zhvilluar në këtë rrugë.

Ai u shpreh se kjo rrugë do të ju mundësojë banorëve dhe vizitorëve qasjen në bukuritë natyrore të këtij lokaliteti, duke e cilësuar një vend rekreativ dhe të mrekullueshëm në veçanti për ecje.

Eco Higjiena

Përndryshe rregullimi i kësaj rruge po bëhet me buxhet komunal dhe atë nga shkolla e fshatit deri të pishat në Lubishtë.

Ndërkaq banorët u shprehën tejet të kënaqur dhe mirënjohës ndaj institucioneve komunale, për investimet që po bëhen në fshatin Lubishtë./rajonipress/