ARKATANA

Fillojnë punimet në ri vitalizimin e objektit të QKMF-së në Viti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë” në Viti, kanë filluar sot punimet në ri vitalizmin e objektit të kësaj qendre ku edhe pritet të rregullohet dyshemeja.

Gjithashtu në oborrin e QKMF-së pritet të ndërtohen edhe garazhet për autoambulancat, e po ashtu edhe parkingu. Projekti në fjalë do të vazhdoj edhe me intervenime në disa punkte shëndetësore nëpër lokalitete të ndryshme të kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka inspektuar punimet që sapo kanë filluar dhe ka ripërsëritur edhe një herë përkushtimin e institucioneve, për të përmirësuar kushtet për punë më të mirë të personelit mjekësor, por edhe ofrim sa më të volitshëm shëndetësor për pacientët në QKMF në Viti.

Uji Dea

Ai ka përmendur investimet e deritanishme që janë bërë viteve të fundit në këtë qendër dhe ka premtuar se nuk do të mungojnë investimet edhe në të ardhmen, në mënyrë që kushtet të jenë konform standardeve të kërkuara.

Kurse Basri Aliu drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale në Viti , tha se fal përkujdesjes së kryetarit të Komunës përmes investimeve në shëndetësi edhe në këtë vit do të zhvillohen disa punime të rëndësishme. “Me ndihmën e kryetarit të komunës dhe këtë vit nuk do të mungojnë investimet në shëndetësi, si në infrastrukturë ashtu edhe ne përmirësimin e aparaturave dhe kushteve për stafin shëndetësor. Në këtë rast do të bëhet renovimi i QKMF-së dhe ambulantave në lokalitete të ndryshme”, u shpreh Aliu.

Ai bëri me dije se në kuadër të projektit që ka filluar sot, në QKMF-në e Vitisë, do të punohet në dysheme, garazhet për autoambulancat si dhe parkingu prapa objektit të shërbimit emergjent për punëtorët e saj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.