ARKATANA

Fillojnë punimet në objektin e ri të shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozheran

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në Pozheran të Vitisë, sot është vu gur themeli i objektit të ri të shkollës fillore “Halil Alidemaj”.

Në këtë ceremoni solemne të fillimit të punimeve, pos nxënësve dhe personelit të kësaj shkolle, të pranishëm ishin edhe zv.ministrat e Arsimit dhe të Administrimit të Pushtetit Lokal. Strukturave komunale, si dhe mysafirë e qytetarë të këtij lokaliteti.

Në emër të banorëve të Pozheranit, Naim Pira njëherit edhe kryesues i Kuvendit Komunal në Viti, ka theksuar rendësin e madhe që ka shkolla e Pozheranit, duke përmendur edhe kontributin e madh të dhënë në periudha të ndryshme qysh nga themelimi i shkollës së parë shqipe nga mësuesi Islam Pira. “Ky gur themel i shkollës së re, po bëhet në 111 vjetorin e shkollës së parë shqipe në Pozheran, andaj ka qenë e nevojë imediate për këta nxënës dhe në përgjithësi për këtë lokalitet”, ka thënë Pira.

Kurse drejtoresha e shkollës “Halil Alidemaj”, Valbona Halimi, e cila duke folur për historikun e shkollës shqipe në Pozheran, tha se për herë të parë shkolla në Pozheran nisi më 1905 kur edhe u ndërtyua objekti i parë. “Objekti i dytë u ndërtua më 1953, për të pasuar me objektin e tretë më 1962 ky i cili kemi mësuar deri më sot, ndërsa objekti i katërt po fillon sot. Kjo është dëshmi e punës së mirë që është bërë për vite të tëra, por edhe të gjitha meritat i takojnë të nderuarit kryetarit të komunës Sokol Haliti i cili ka dhënë një kontribut të madh për fillim të ndërtimit të shkollës, por një falënderim edhe për përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit”, ka thënë drejtoresha Halimi.

Fundamenti

Kurse zv. ministri i Arsimit Mevludin Krasniqi, ka thënë se ky lokalitet meriton një investim të tillë, meriton një shkollë të re sepse në periudha të ndryshme ka dhënë kuadro që i kanë kontribuar vendit, siç është atdhetari Halil Alidemaj.

Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke falënderuar gjithë ata që e mbështetën për të nisur realizimi i këtij projekti, në veçanti Ministrinë e Arsimit, ka thënë se për ndërtimin e kësaj shkolle, kontributi ka qenë i përbashkët, sikur edhe të projekteve të tjera që janë realizuar në Pozheran. “Po e vendosim një gur themel të një shkolle e cila është prodhim i shkollës së parë shqipe, ku gravitojnë mbi 1000 nxënës. Kur flasim për merita, mund të themi se meritat i kemi të gjitha të përbashkëta si komuna e Vitisë, Kuvendi Komunal, partitë politike, niveli qendror dhe të gjithë ata që po kontribuojnë për të mirën e këtij vendi. Ne bashkë e arritëm pavarësimin e shkollës së mesme këtu në Pozheran, sikur që arritëm të zbukurojmë qendrën e këtij lokaliteti me parkun, ndërtuam ambulanten, infrastrukturën dhe projektet tjera që po i realizojmë”, ka thënë kryetari Haliti, suke uruar nxënësit dhe personelin e shkollës që me krenari mban emrin me krenari të pishtarit dhe atdhetarit Halil Alidemaj.

Ndërtimi i objektit të ri shkollorë në këtë fshat, do të realizohet me mjete financiare nga ministria e arsimit, i cili do ti ketë në dispozicion të gjitha kushtet që i takojnë një objekti të standardit evropian, e që pritet të përfundoj brenda periudhës 3 vjeçare dhe do të kushtoj rreth 3 milion euro. Gur themelin e shkollës e vunë kryetari Haliti, zv. ministri i arsimit Mevludin Krasniqi, kryesuesi i KK-së Naim Pira, përfaqësuesi i familjes së Halil Alidemajt dhe drejtoresha e shkollës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.