Mobi Casa

Fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës Kolishtë-Buzovik- Beguncë si dhe në rregullimin e një rruge bujqësore në Buzovik

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka qenë sot i pranishëm në fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Kolishtë-Buzovik-Beguncë.

Me këtë rast ai theksoi se rregullimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë për banorët e kësaj ane duke theksuar se me rregullimin e rrugëve lehtësohet qarkullimi i banorëve në këto vise rurale.

Fundamenti

Gjithashtu disa nga banorët kësaj zone kanë potencuar se me këtë projekt kthehet jeta në këto fshatra.

Ai bashkë me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rura, Naim Pira vizitoi punimet në rregullimin e një rruge bujqësore në Buzovik./rajonipress/