Uji Dea

Fillojnë investimet në shkollat “Rexhep Elmazi” dhe “Musa Zajmi”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar të martën shkollën e mesme të ulët “Rexhep Elmazi” dhe atë “Musa Zajmi”, për t’i parë nga afër investimet e filluara.

Hyseni ka njoftuar se shkolla “Rexhep Elmazi” po përfiton nga Programi i Efiçiencës së Energjisë nga marrëveshja me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

“Në këtë program përfshihen masat e efiçiencës së energjisë si izolimi i kulmeve, izolimi termik dhe ndërrimi i dyerve e dritareve. Zbatimi i këtyre masave do të ulë koston e shpenzimeve të objektit dhe krijon kështu mundësinë që kursimet të shfrytëzohen në projekte e investime në dobi të qytetarëve”, ka thënë Hyseni.

Eco Higjiena

Ai theksoi se duke kursyer kështu paranë publike, po krijojmë kushte më të favorshme arsimore në komunën tonë.

“Ndërkaq, me financim nga komuna e Gjilanit po bëhen intervenimet infrastrukturore si rregullimi i nyjeve sanitare në SH.F.M.U “Musa Zajmi” dhe “Rexhep Elmazi”, për të vazhduar kështu edhe me shkollat e tjera”, ka përfunduar Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.