Fillojnë disa projekte në qytet dhe një në fshatin Hodonoc
Kamenicë – Kanë filluar të realizohen disa projekte të financuara nga Komuna në bashkëpunim me DEMOS-in në qytet.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani ka vizituar fillimin e punimeve të këtyre projekteve. “Duke i pasur parasysh kërkesat nga banorët që jetojnë në qytet kemi caktuar prioritetet, me përfundimin e këtyre projekteve qyteti i Kamenicës do të merr pamje edhe më të mirë. Po ashtu edhe në fshatin Hodonoc ka qenë premtim i yni rregullimi i parkut në këtë fshat dhe tani po e përfundojmë po ashtu falënderoj Demosin për bashkëpunimin e deritanishëm do të vazhdojmë me këtë bashkëpunim të shkëlqyer edhe vitet e ardhshme”.
Vlera e këtyre projekteve është 57.000€, Demosi ka ndarë shumën prej 44.000€ nga grantet për Komuna dhe bashkëfinancim nga Komuna e Kamenicës në vlerë prej 13.000€, do të asfaltohen parkingjet përballë objektit të Komunës së re, parkingjet mbrapa objektit të banesave Kolektive tek Drejtoria e Arsimit, Rregullimi i trotuarit mbrapa objektit të Policisë e deri tek Objekti i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Rregullimi i parkut në Hodonoc dhe Sinjalizimi i rrugëve në qytet./rajonipress/


