UBT

Fillojnë aktivitetet për nder të 14 qershorit, sitës së Çlirimit të Komunës së Vitisë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me rastin e 14 qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë, Kuvendi Komunal i kësaj komune ka mbajtur sot një seancë solemne për nder të kësaj dite. Më pas janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Viti për të përkujtuar dhe nderuar ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Kurse në ora 16:00 nën organizimin e DKRS-së, sot në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti për nder të 18 vjetorit të çlirimit të kësaj komune do të mbahet një koncert festiv nga A.K.V “Kemajl Azizi” dhe solistë dhe rapsodë të ndryshëm.

Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë gjatë seancës solemne që u mbajt për nder të ditës së çlirimit pasi që i ftoj të pranishmit të mbajnë një minutë heshtje për dëshmorët e rënë për lirinë e këtij vendi ndër tjerash foli për rëndësinë që ka kjo ditë dhe për emocionet të përziera në shënimin e saj. “Sot të gjithë festojmë duke kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme, sepse 18 vite më pare në këtë dite të shënuar ju dha fundi një epoke të gjatë të luftës për liri dhe pavarësi. 14 Qershori- Dita e çlirimit të Komunës sonë, është dita kur populli ynë për herë të parë e pa vetën të lirë dhe të barabartë me popujt dhe kombet e tjera të mbar botës. Kjo ditë bart në vete një histori me ndenja të përziera krenari dhe dhembje ku dhembja është akoma pjesë e pa ndashme e përditshmërive tona”, u shpreh Kryesuesi Pira.

Kurse Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë, cilësoj se 14 qershori 1999 ishte dita kur qytetarët e kësaj komune përfundimisht frymuan lirshëm nga dhuna dhe presioni i pushtuesit serb. “Kjo ishte dita kur qytetarët e komunës sonë pas përpjekjeve gati shekullore realizuan aspiratën e vet nacionale për liri dhe demokraci. Gjithashtu sot 18 vite me parë përjetuam hyrjen e trupave të NATO-së në Viti. Gjithashtu në këtë ditë të lavdishme përkujtojmë të kaluarën dhe historinë ne gjithashtu ja përkujtojmë vetën obligimet që i kemi ndaj të gjithë atyre që ranë dhe u sakrifikuan dhe kontribuon për lirinë, demokracinë e Kosovës”, u shpreh Haliti.

Ai shtoj se kjo ditë e rëndësishme i obligon brezat e ardhshme që të punojnë për vendin. Kryetari Haliti tha se kjo komunë këtë vit e pret 14 qershorin me shumë të arritura dhe atë në të gjitha fushat e jetës. Kurse Qemajl Rexhepi nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Viti tha se para 18 vite kjo komunë frymonte ndryshe kurse tani frymon shqip dhe atë falë luftës së çlirimtareve të këtij vendi dhe kontributit të Aleancës Veriatlantike në krye Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Fundamenti

Pas kësaj seance janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, për të përkujtuar dhe nderuar ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi.

Kurse sot në ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti do të mbahet një koncert festiv nga A.K.V “Kemajl Azizi”, solistë dhe rapsodë të ndryshëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.