UBT

Filloj festa e poezisë në Karadak

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Në Dunav është hapur solemnisht manifestimi “Trekëndëshi poetik i paqes”. Veton Nevzati në emër të kryetarit të komunës tha se sot është ditë dhe festë e poezisë në Gjilan e Anamoravë. Don Lush Gjegji i cili edhe hapi manifestimin tha se këto takime poetike ndikojnë që ne ta njohim më shumë dhe më mirë njëri tjetrin.

Poetë nga të gjitha trojet shqiptare janë bërë bashkë të shtunën në kodrat e Karadakut. Ishte restauranti “Dunav” ku edhe u hap manifestimi tradicional “Trekëndëshi poetik i poezisë”, raporton rajonipress.

Në këtë manifestim pati poet nga të gjitha viset. Aty ishte Rexhep Abazi nga Medvegja, Bilall Maliqi nga Presheva, Avni Rudaku, Ramadan Mehmeti, Prend Buzhala, Ibrahim Kadriu, Nexhat Rexha, Sarë Gjergji etj.

Sabit Rrustemi në emër të organizatorit Ars Club ”Beqir Musliu” tha se manifestimi po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar dhe më tërheqës.”Me këto takime po tregojmë përkushtimin tonë që të jemi bashkë si një vëlla e si një komb. Këtu kam koleg nga Presheva, Medvegja, Kukësi, Kumanova, Bujanoci, e shumë qytete tjera shqiptare” tha Rrustemi.

FITORJA

Kurse Veton Nevzati drejtor për kulturë, rini e sporte i cili përshëndeti në emër të kryetarit të Gjilanit tha se ky manifestim më shumë është festë e poezisë dhe si i tillë edhe do të trajtohet.”Komuna e Gjilanit ka mbështetur aktivitetet e tilla sepse janë pasqyrë e mirë e vlerave kulturore që pasqyrojnë Gjilanin dhe Anamoravën”.

Manifestimin e ka hapur Don Lush Gjergji i cili tha se manifestimet poetike na japin mundësi ta njohim më mirë njëri tjetrin, të jemi kë të bashkuar edhe në fushën kulturore e poetike.”Këta vëllezër e motra që janë sot në këtë manifestim na japin të kuptojmë se ne jemi fuqi edhe kulturore dhe dimë të bëhemi bashkë edhe në këso festa me karakter mbarëkombëtarë” tha Gjergji.

Më pas poetët e të gjitha grupeve e moshave kanë recituar poezi duke e mbajtur orën letrare tek kisha “Shën Ana”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.