Mobi Casa

Filloj edicioni i 17-të i Manifestimit Tradicional gjithëkombëtar “Flakadani i Karadakut 2018”

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para hapjes së këtij manifestimi ndër tjerash ka folur për rëndësinë e këtij manifestimi. “Manifestimi tradicional gjithëkombëtar Kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi – komandant Mjekra, është një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë.

Flakadani si simbol i rezistencës dhe lavdisë, edhe sivjet në vitin e 17 të veprimtarisë, do të grumbullojë në Viti artistë e piktor, shkrimtar e poet, solistë e valltarë, shoqëri e Ansamble, sportistë e sportiste nga të gjitha trojet shqiptare, që me aktivitetet e tyre, të nderojmë figurën e komandant Mjekrës dhe gjithë dëshmorëve të lirisë, të cilët dhanë më të shtrenjtën jetën, për lirinë e Kosovës”, u shpreh ndër tjerash Haliti.

Kurse Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, bëri me dije aktivitetet të cilët do të shumta kulturore e sportive të cilët do të zhvillohen për gjashtë ditë rresht. Abdyl Bajrami nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti ndër tjerash tha se në këtë manifestim bëhen bashkë njerëz të gjitha profilet dhe të gjitha trojet shqiptare duke e cilësuar se ky manifestim ju kushtohet një nga ushtarët më besnik të trojeve shqiptare.

Fidanishtja

Ai bëri me dije se OVL e UÇK-së ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës që në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës të bëhet dekorimi i Nijazi Azemit-Komandant Mjekrës. Kurse Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Shefket Musliu pati i dorëzoj kryetarit Haliti një mirënjohje.

Në kuadër të këtij manifestimi mbrëmë në Mogillë, konkretisht në fshatin e lindjes së Nijazi Azemit- Komandant Mjekrës është hapur ekspozita që lidhët me figurën dhe veprën e këtij dëshmori.

Përndryshe ky manifestim po mbahet nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, përkujdesjen e Kryetarit Haliti si dhe nën mbështetjen e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës./rajonipress/