Fundamenti

Filloi festivali “Gëzimi Ynë” në Preshevë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Preshevë – Ka filluar Festivali i këngës për fëmijë “Gëzimi ynë” i cili do vazhdoj me 20 dhe 21 dhjetor kur edhe do të jetë nata finale.

Ky është projekt i shtëpisë se kulturës “Abdulla Krashnica” i ndihmuar nga pushteti lokal dhe ministria e kulturës së Serbisë i fituar si projekt.

Shtëpia e kulturës është nikoqire e këtij festivali për të gjashtën herë me radhë njofton presheva jonë.

RCCOLA

Në këtë festival marrinë pjesë 23 fëmijë të komunës së Preshevës dhe më të mirët do kualifikohen për në natën finale ku do ndahen 6 çmime që përfshinë vendin e parë, vendin e dytë dhe vendin e tretë.

Në kuadër të festivalit jepet edhe çmimi debutanti ose dubutantja më e mirë, si dhe çmimi për paraqitje skenike dhe çmimi i publikut.

Këta talent të vegjël do t`i vlerësoj juria profesioniste nga Arta Haziri Nuhiu , Shaban Aliu, Muhamet Bislimi, Agron Boriçi dhe Hana Emerllahu.