Uji Dea

Figura të politikës në krye të AKI-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj janë dakorduar që pozitat boshe të AKI-së t’i plotësojnë me njerëz të politikës. Një vendim i tillë është marrë pavarësisht faktit që Ligji për AKI-në e thotë troç se punonjësit e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nuk mund të jenë anëtarë të partive politike, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme kanë emëruar Kreshnik Gashin drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Burim Ramadanin në postin e inspektorit të përgjithshëm të AKI-së. Derisa Gashi kishte qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Hashim Thaçi, Ramadani ka shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes gjatë qeverisë “Haradinaj”.

Hidromorava

Ky i fundit në zgjedhjet e tetorit ka qenë edhe kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ndërkaq Kreshnik Gashi së fundi ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Në Nenin 129 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës thuhet se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është politikisht e paanshme. Gjithashtu në Nenin 17 të Ligjit për AKI-në thuhet se punonjësit e AKI-së nuk mund të jenë anëtarë të partive politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.