RCCOLA

FIFA shtyn vendimin për Kosovën

/ 1 minutë lexim

Zuerich, 25 maj – Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka shtyrë vendimin për të lejuar ose jo Kosovën të luajë ndeshje miqësore me anëtarët e saj, ka bërë të ditur kreu i FIFA-s, Sep Blater.

“Do të mbajmë një takim me federatat e shqetësuara, veçanërisht Serbinë, të premten e ardhshme në Cyrih”, ka thënë Bllater në kongresin vjetor të federatës në Budapest.

KKGJILAN

Të martën, komiteti ekzekutiv i FIFA-s ka dhënë miratimin për Kosovën, që të luajë ndeshje miqësore me ekipet e saj kombëtare, transmeton REL.

Federata serbe e futbollit ka kundërshtuar fuqishëm vendimin, të cilin sekretari i përgjithshëm i FIFA-s e ka cilësuar si mënyrë për të ndihmuar zhvillimin e futbollit.