RCCOLA

FIFA shkruan për Shkëlzen Gashin

/ 1 minutë lexim

Shkëlzen Gashi ka fituar një epitet të çmuar nga FIFA.Ueb-faqja e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA, i ka kushtuar një artikull të veҫantë sulmuesit kosovar, Shkëlzen Gashi.

FIFA.com ka lavdëruar Shkëlzenin për kontributin e madh që ka dhënë për Baselin gjerë tani, duke qenë shpresa e vetme e klubit për një kalim tutje në Champions.

Edhe pse nuk luajti në tre sfidat e para në Ligën e Kampionëve, me të inkuadrua në të katërtën ai shënoi gol kundër Ludogorets.

Gashi gjithashtu pati një paraqitje tejet të mirë edhe në humbjen minimale 1:0 të pësuar nga Real Madridit, duke e fituar epitetin e ‘Njeriut të Hekurt’ të Baselit.

Mobi Casa

“Ai gjithmonë e di se ku duhet të pozicionohet”, thotë mbrojtësi zviceran, Philipp Degen.

Ndryshe, Gashi u transferua te Baseli në verën e këtij viti duke kaluar nga Grasshoppersi.

Me këta tëfundit ai u shpall top-golashënuesi i Superligës zvicerane stinorin e kaluar me 19 gola.

E, me Baselin këtë edicion në të gjitha garat ai ka shënuar 13 gola.