Mobi Casa

FIFA nuk ndryshon vendim, në shtator miqësorja e parë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Kreu i FIFA-s, Sepp Blatter, i ka rezervuar për më shumë se dy orë e gjysmë kohë delegacionit treanëtarësh të Federatës së Futbollit të Kosovës që kryesohej nga kryetari Fadil Vokrri, e ku ishin të pranishëm dhe nënkryetari Predarg Joviq dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Në takimin e radhës, FIFA – FFK, që të mërkurën u zhvillua në Zuerich, zyrtarët kosovarë kanë paraqitur idetë e tyre për mënyrën se si mund të zhvillohen ndeshjet miqësore të Përfaqësueses së Kosovës, bazuar mbi vendimin e marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, më 22 maj.

Kryetari Vokrri, e gjitha që ka konfirmuar të mërkurën ishte vetë mbajtja e takimit, për të tjerat tha se ka rezervuar një konferencë për media pas kthimit në Prishtinë, të enjten (14:00).

“Për të qenë korrekt me të gjitha mediet, do të mbajë një konferencë të enjten për gjithë atë që u fol në takim”, ka thënë Vokrri. Takimin e ka konfirmuar dhe zyra për shtyp e FIFA-s, por nuk ka dhënë detaje.

Por, burime të gazetës pohojnë se në takimin në Zuerich, ku mori pjesë edhe komisioni për marrëdhënie me asociacionet nacionale të FIFA-s, u fol për modalitet të kësaj marrëveshjeje.

ARKATANA

“Blatteri ka qenë i kënaqur me gjithë atë që është propozuar nga pala kosovare. Ai i ka garantuar FFK-së se vendimi për lejim të miqësoreve mbetet në fuqi, pa marrë parasysh reagimet nga federatat e ndryshme”, ka thënë burimi i gazetës në kushte anonimiteti.

Po sipas këtij burimi, Federatës kosovare i është dhënë leja për të nisur organizimin e ndeshjes së parë zyrtare miqësore dhe kjo ndeshje pritet të zhvillohet në fillim të muajit shtator.

Në të vërtetë, vetë FIFA ia pati ndaluar Kosovës zhvillimin e miqësoreve në verën e vitit 2008. Më parë, Kosova pati luajtur disa miqësore si me Shqipërinë apo Arabinë Saudite, por pas verës së vitit 2008, ka luajtur disa ndeshje me klube.

Pas shumë e shumë kërkesash dhe lobimesh, FIFA me insistim të vetë kreut të saj, Blatter, i lejoi Kosovës zhvillimin e miqësoreve më 22 maj të këtij viti, për çka ngjalli reagime të shumta.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.