United Hospital

FIFA lejon edhe një futbollist të luaj për Kosovën, në pritje edhe tre tjerë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

​Elbasan Rashani është futbollisti i radhës që i është bashkuar Kombëtares së Kosovës. Kombëtarja e Kosovës në futboll ka marrë një tjetër lajm të mirë nga FIFA, pasi Elbasan Rashanit i është lejuar të luaj për Kosovën.

Përveç tij, Kosova është në pritje edhe të kërkesave të Besart Berishës, Arbër Zenelit dhe portierit Adis Nurkovic.

“Mund të konfirmoj se kemi marrë leja edhe për Elbasan Rashanin, kurse aktualisht në proces në FIFA janë edhe Besart Berisha, Arbër Zeneli dhe Adis Nurkovic”, ka thënë menaxheri i Kombëtares së Kosovë, Bajram Shala për Express.

HW

Kujtojmë se Rashani ka zhvilluar dy ndeshje me Kosovën para pranimit të saj në UEFA dhe FIFA, ku edhe kishte shënuar një gol kundër Shqipërisë, ndeshje që u zhvillua në muajin mars në Prishtinë.

Ai më parë ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Norvegjisë U-16 deri në U-21. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.