FIFA konfirmon kthimin e çështjes së Kosovës në rend dite

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, i ka nisur një letër të mërkurën kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në letër, Blatter ka njoftuar Thaçin se ka marrë letrën e tij dhe se kërkesa e FFK-së është në rend të ditës për mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që mbahet më 22 mars, ka bërë të ditur nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu.

Eco Higjiena

“Sot kemi pranuar letrën e Blatterit. Presidenti i FIFA-s ka njoftuar se ka pranuar letrën e kryeministrit Thaçi dhe se kërkesa jonë do të jetë në rend të ditës në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Ne shpresojmë në lajme të mira nga ajo mbledhje”, ka thënë Haxhiu.(koha)