Feti Bajrami zgjidhet kryetar i nëndegës së AKR-së në Velekincë
Gjilan – Dega e AKR-së në Gjilan edhe pas Kuvendit të mbajtur me dt. 12.11.2016 vazhdon shtrirjen e saj në të gjitha vendbanimet e qytetit duke themeluar Nëndegë të reja pasiqë interesimi i qytetarëve është tejet i madh të jenë pjesë e AKR-së t`i bashkohen vizionit të Presidentit Behgjet Pacolli për zhvillim ekonomik të vendit dhe një mirëqenie më të mirë për të gjithë.
Sot me një pjesëmarrje të madhe të banorëve nga fshati Velekincë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i kësaj Nëndege nën udhëheqjen e Kryetarit të Degës z.Ismet Hajdini dhe monitoruesit nga qendra z.Tefik Ibrahimi.
Delegatët me aklamacion votuan për Kryetar të Nëndegës, Feti Bajrami me profesion ekonomist si dhe biznesmen i suksesshëm./rajonipress/
Po ashtu delegatët votua dhe kryesinë e paraqitur nga Kryetari në këtë përbërje;
1. Feti Bajrami Kryetar
2. Naim Qerimi Nënkryetar
3. Lulzim Selmani Nënkryetar
4. Bekim Bajrami Sekretar
5. Kastriot Rexhepi Anëtarë i Kryesisë
6. Besim Ibrahimi
7. Osman Sinani
8. Naser Arifi
9. Bashkim Kqiku
10. Kadri Kurtalani
11. Musli Musliu


