“Festojmë së bashku”, shpërndajnë dhurata për fëmijë të kategorive të ndryshme shoqërore

Gjilan – Qëllimi i shpërndarjes së dhuratave nga ana e zyrtarëve policor është bërë që të u tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës tregon kujdes për gëzimin dhe lumturinë e tyre përveç kujdesit për siguri.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Viti me datën 28.12.2022 në kuadër të projektit “Festojmë së bashku” ka vazhduar me shpërndarjen e dhuratave për fëmijë të kategorive të ndryshme shoqërore, me theks të veçantë fëmijëve nevoja të veçanta, fëmijëve me Down Syndrom dhe fëmijëve të tjerë të cilët me raste të ndryshme janë takuar nga zyrtarë policorë në pjesë të ndryshme të qytetit.

Qëllimi i shpërndarjes së dhuratave nga ana e zyrtarëve policor është bërë që të u tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës tregon kujdes për gëzimin dhe lumturinë e tyre përveç kujdesit për siguri.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Viti uron të gjithë për festat e fund vitit duke dëshiruar shëndet, gëzim dhe realizim të të gjitha ëndrrave./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS