UBT

Festival me përmasa ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan –Festivali “Gurra Popullore” duhet të jetojë,të rritet dhe të ketë edhe karakterin kombëtarë e ndërkombëtarë ka thënë Jehona Shyti nga Ministria e Kulturës, derisa hapjen solemnisht e ka bërë Ahmet Isufi.

Ambienti i bukur në kompleksin “Vali Ranch” i ka dhënë gjallëri dhe jetë kulturore qytetit të Gjilanit. Ansamble nga të gjitha trojet shqiptare janë mbledhur në Festivalin e këngëve dhe valleve “Gurra Popullore”për të treguar vlerat e tyre artdashëse.

Edhe publiku i shumtë dhe vallet e këngët e vjetra burimore dhe autoktone e kanë shndërruar këtë festival në një festival të përmasave ndërkombëtare. Nën organizmin e ansamblit “Gurra” dhe të shoqatës së pavarur kulturore për Anamoravë,festivali ka nisur me paraqitjet dhe prezantimet e ansambleve nga Elbasani, Gjirokastra, Fieri, Tirana, Shkupi, Vleshta, Struga si dhe ansamblet nga Kosova “Agimi”, “Josip Rela”, “Zëri i Kosovës”, “Hajdar Dushi”, “Bresana”, “Gurra” e “Albafolk”.

Duke folur për festivalin Nazim Gagica drejtor i festivalit tha se ky është i 11 me radhë dhe se kanë arritur që të sjellin para publikut gjilanas ansamblet më reprezentative nga trojet shqiptare. Gagica tha se pretendohet që ky festival në të ardhmen të jetë edhe ndërkombëtarë.

ARKATANA

Jehona Shyti nga Ministria e Kulturës nën patronatin e së cilës po mbahet festivali tha se ky festival duhet të jetojë,të rritet dhe në të ardhmen pos vlerave e karakterit kombëtarë duhet të ketë karakter edhe ndërkombëtarë.

Izmi Zeka në emër të institucioneve komunale tha se kultura është ambasadori më i mirë dhe më i rëndësishëm. Solemnisht hapjen e ka bërë Ahmet Isufi deputet në Kuvendin e Kosovës. Isufi tha se Gurra asnjëherë nuk është ndalur edhe në kohërat më të rënda.

Në natën e parë publiku dhe juria e përbërë nga Jahi Jahiu,Sami Piraj,Izet Kallaba,Isa Jakupi ka dëgjuar këngët dhe vallet e ansambleve nga Struga,Gjakova,Vushtrria,Gjirokastra,Gjilani,Opoja,Fieri.

Në natën e dytë(e premte) para publikut të shumtë pritet të prezantohen ansamblet nga Prizreni,Fushë Kosova,Podujeva,Elbasani,Shkupi,Gjilani dhe Struga./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.