Festimi me gjestin e Shqiponjës kthehet në modë

Nje gjest qe sidomos ne poziten ku ndodhet Shqiperia pas ngjarjeve ne Serbi dhe vendimit te UEFA-s i ka dhene nje mesazh ne mbare kontinentin.
Modes se festimit me duart e kryqezuara ne formen e shqiponjes, pas Pajtim Kasamit ne mesjave e kane vazhduar kete fundjave qe lame pas edhe shume lojtare te tjere qe aktivizohen ne kampionatet europiane.
Nje gjest qe sidomos ne poziten ku ndodhet Shqiperia pas ngjarjeve ne Serbi dhe vendimit te UEFA-s i ka dhene nje mesazh ne mbare kontinentin “Shqiponjat” jane te shperndara kudo e nuk dorezohen thjeshte. I pari qe pati fatin ta vazhdoj kete festim ishte Herolind Shala qe shenoi ne kete fundjave dhe festoi me duart e kryqezuara ne triumfin qe skuadra e tij mori ne fushen e Valerengas 1-2 ne kampionatin norvegjez duke vazhduar ecurine e shkelqyer ne aspektin personal, transmeton supersport.
Gjelbrim Taipi gjithashtu realizoi gjate kesaj fundjave nje gol spektakolar ne sfiden e Liges se 2-te ne Zvicer ne minuten e 67 dhe gjithashtu festoi me duart ne formen e Shqiponjes, por skuadra e ish lojtarit te U21 te Shqiperise ishte e pafat kete jave ku u mund 2-3 ne shtepi.
Nje tjeter lojtar i Shpresave te Shqiperise, Valon Ahmedi shenoi njerin prej 5 golave ne fitoren e Celje ndaj Radomlje ne Superligen e Sllovenise dhe gjithashtu festoi me shqiponje. Ne fakt keta nuk ishin te vetmit lojtare qe shenuan, pasi dhe Kace e Cani realizuan gola spektakolare per Paokun e Catanian, qe dhe pse nuk u festuan me gjestin e shqiponjes, gjithsesi mbeten vula kuqezi te fundjaves europiane.