Fundamenti

Festa pa miq

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

10-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës u festua pa miqtë, të cilët mbështetën çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe pa ata që tani janë drejtues të shteteve mike të Kosovës.

Në ceremoninë e jubileut të shpalljes nuk ishte asnjë kryeministër apo president i ndonjë vendi mik (me përjashtim të atyre të Shqipërisë).

Po ashtu munguan edhe personalitete të rëndësishme ndërkombëtare që në të kaluarën kanë luajtur rol të rëndësishëm në çlirimin dhe në pavarësimin e Kosovës.

Deputetë dhe njohës të çështjeve politike në vend thonë se në këtë festë patjetër do të duhej të vinin ndonjëri prej personaliteteve si: ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, ish-kryeministri i Britanisë Tony Blair apo ndërmjetësuesi Marty Ahtisaari.

ARKATANA

Kurse mosardhja e vlerësohet si një sinjal se klasa politike në Kosovë nuk vlerësohet nga ndërkombëtarët.

Rugova: Mosardhja e personaliteteve, dëshmi për imazh jo të mirë të Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë për gazetën “Zëri” se organizmi i jubileut të shpalljes së pavarësisë është shënuar me gabime të shumta.
“Konsideroj se ceremonia e 10-vjetorit të Pavarësisë ka pasur lëshime të mëdha si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë protokollar. Kjo është një vërejtje e madhe për mekanizmat institucionalë për organizimin”, është shprehur Rugova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.