United Hospital

Festa e Abetares përmbyllet me një ngjarje të veçantë për shkollarët e vegjël në Lladovë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kaluan ditët, javët e muajt që nga fillimi i klasës së parë, ditës kur për herë të parë nxënësit e klasave të para u takuan me Shkollën për t’u nisur në një rrugëtim të gjatë drejt dijes. Shkronjë pas shkronje, numër pas numri arritën të shkruajnë e të lexojnë për bukuri fjalët e tyre më të ëmbla si: nënë, baba, gjysh, gjyshe, mësuese, shkollë e deri te krijimi i ngjarjeve të ndryshme kuptimplota.

E gjithë kjo punë u kurorëzua me Festën e Abetares, si ditën dhe ngjarjen më të veçantë për shkollarët e vegjël, e cila u mbajt më datë 16.06.2023, në ambientin e shkollës fillore “Agim Ramadani” në fshatin Lladove, me një program të përgatitur nga mësuesja Dashmire Ymeri në bashkëpunim me mësuesen Albulene Musliu.

Nxënësit para prindërve, gjyshërve e shumë pjesëmarrësve tjerë shfaqën pika të larmishme si: vjersha, këngë, vallëzime, lojëra ritmike dhe pjesë tjera interesante.

Eco Higjiena

Me përmbylljen e mësimit të Abetares, shkolla po e përmbyll edhe vitin shkollor të punës së saj me mësimin e tingujve, shkronjave e numrave qindra yllkave e fatosave, gjeneratë pas gjenerate me të veçantat e tyre ashtu sikur këta artikulues të alfabetit dinë t’i japin melodinë më të ëmbël librit të parë.

Sot, nga kjo festë e madhe nxënësit e klasës se pare po hyjnë në një kapitull të ri të jetës së tyre, në universin e madh të dijes, në botën e madhe të librit e shkencës…
Kjo festë nga këshilli i prindërve të shkollës u cilësua si më e mira e mbajtur deri më tani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.