Eko Higjiena

Fermerët vitias subvencionohen me foli najloni

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Me qëllim të subvencionimit të fermerëve vitias, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të kësaj komune ka bërë përzgjedhjen e 203 fermerëve të cilët do të pajisën me foli najloni, ndërsa pranimi i këtyre subvencioneve nga ana e fermerëve përfitues pritet të filloj në ditët në vijim.

Në kuadër të subvencionimit të fermerëve Vitias, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të kësaj komune duke u bazuar në kriteret e paraparë për aplikim ka bërë përzgjedhjen 203 fermerë të Komunës së Vitisë të cilët janë përfitues me foli najloni.

Eco Higjiena

Zyrtarët Komunal për brenda kësaj drejtorie bëjnë të ditur se fermerët të cilët janë përzgjedhur për subvencionim me foli najloni në gjatësi prej 15 m ndërsa me gjerësi prej 8m mund të marrin ato nga data 10.04.2014, por se paraprakisht ato duhet të marrin një vërtetim në zyret e Drejtorisë së Bujqësisë./rajonipress/