Ferizaj, një i plagosur nga mina
Istref N. (40 vjeç) nga Bablaku i Ferizajt, ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një minë, e cila kishte shpërthyer derisa viktima po punonte në oborr, në afërsi të shtëpisë së tij.
Familjarët kanë treguar se shpërthimi ka ndodhur dje, rreth orës 9:30. Ata e kanë dërguar të plagosurin në repartin e urgjencës së Spitalit të Ferizajt, prej nga është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.
Nuk raportohet për natyrën e plagëve dhe as për llojin e mjetit shpërthyes, me të cilin është plagosur viktima. Njësitë përkatëse policore janë duke e hetuar rastin. /qik/