Fundamenti

Feride Rushiti merr çmim nga Departamenti amerikan i Shtetit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Feride Rushiti nga Kosova është nderuar sot me Çmimin për Gratë e Guximshme nga Departamenti amerikan i Shtetit për punën e saj në kuadër të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

“Aktivizimi i saj me këtë qendër çoi në vendimin e madh të qeverisë për t’u dhënë pensione viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në reagimin e ambasadës së Kosovës në SHBA, përcjell albinfo.ch.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Feride Rushitin për këtë çmim.

Uji Dea

“Përmes një bisede telefonike e urova Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, për Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme, që iu nda nga Departamenti Amerikan i Shtetin. Ajo po vazhdon të bëjë një punë të madhe për rehabilitimin e viktimave të torturës, për avokimin për gratë e dhunuara gjatë luftës dhe për të drejtat e njeriut në Kosovë. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.

http://www.albinfo.ch/feride-rushiti-merr-cmim-nga-departamenti-amerikan-i-shtetit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.