RCCOLA

Ferid Agani ndahet i kënaqur me menaxhmentin e Spitalit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Të premten në SRGJ ishte për një vizitë pune ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, së bashku me zëvendësministrin Kadir Hyseini dhe këshilltarët.

Ministri Agani në vizitën e bërë SRGJ-së, ishte i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Shëndetësisë së Gjilanit Labinotë Demi-Murtezi.

Drejtori i SRGJ-së Abdyltif Latifi së bashku me stafin menaxhues, njoftuan ministrin Agani me të arriturat dhe sukseset që po arrihen në këtë spital, si dhe me përkushtimin dhe punën e kryer të punëtorëve të këtij spitali.

Ministri Agani u interesua dhe bëri pyetje rreth furnizimit me barna emergjente për pacientët e këtushëm.

Drejtori Latifi e njoftoi ministrin që furnizimi me barna emergjente është shumë i mirë dhe se pacientët tani nuk kanë nevojë të blejnë asnjë barë të kësaj kategorie.

Uji Dea

Poashtu, Latifi njoftoi që këtë vit borxhet e spitalit janë zvogëluar në minimum duke pasur parasysh që vitin e kaluar borxhi total i këtij spitali ka qenë rreth 700.000 € , ndërsa këtë vit kemi hyrë me një borxh prej 130.000 €. Krejt kjo duhet falënderuar menaxhimit të mirë të mjeteve financiare.

Drejtoresha klinike e SRGJ-së Selvete Shurdhani njoftoi ministrin edhe për gjendjen në lidhje me gripin e Derrit(virusi AH1N1).

Ajo deklaroi se gjerë më tani janë zbuluar 8 pacient pozitiv në këtë virus, prej tyre 4 janë duke u mjekuar në SRGJ.

Ata vizituan edhe sallën e lindjes dhe repartin e Neonatologjisë. Ministri Agani premtoi edhe ndihmë për projektin e madh, për ndërtimin e qendrës Emergjente-diagnostike, projekt ky që llogaritet të kushtojë rreth 800.000 €, por që llogaritet një projekt jetik në të ardhmen për pacientët e këtij rajoni ka njoftuar për rajonipress zëdhënësi i SRGJ-së, Selami Kurteshi./rajonipress/