Eko Higjiena

Ferguson, prapë lavde për Januzajn

/ 2 minuta lexim

Trajneri skocez i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka dërguar edhe njëherë lavde për talentin kosovar, Adnan Januzaj. Duke folur për ‘Inside United’, Ferguson theksoi se Januzaj bën një lojë shumë të bukur dhe është një futbollist me teknik të mirë.

“Adnani është një lojtar bukur mirë i balancuar. Ai është vetëm 18 vjeçar dhe ende është duke rritur famën e tij. Por, ai ka një balancë të mirë, ka një lëvizshmëri të mirë dhe është një lojtar teknik shumë i mirë. Bashkë me Nick (Poëell) janë më të mirët”, deklaroi Ferguson. Duke vijuar tutje, strategu i njohur skocez, ka thënë se pret që në një të ardhme të afërt, Januzaj ta udhëheq lojën e ‘Djajve të Kuq’.

Fidanishtja

“Adnani është ende duke u përmirësuar, por nuk ka dyshim se ai ka një talent të madh. Ai është një futbollist me tru të mirë dhe ka prekjen e topit të saktë. Ne jemi duke provuar ta bëjmë atë më të fuqishëm dhe të shëndetshëm dhe sigurisht se duhet t’ia mësojmë sistemin e lojës së Manchester Unitedit”, theksoi Ferguson.

Ishte pikërisht ky i fundit që insistoi në transferimin e Januzajt te United nga Anderlechti belg.