ARKATANA

Ferat Shala, pretendenti kryesor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga muaji i ardhshëm, në krye të Agjencisë Kosovare të Privatizimit pritet të vijë Ferat Shala, ish-drejtor i gjigantit metalurgjik Trepça. Burime të Express, kanë treguar se Qeveria e ka bërë gati emrin e tij për ta dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Ish-drejtori i Trepçës, Ferat Shala nga shtatori do të jetë në krye të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kjo duket të jetë punë e kryer për Qeverinë e Kosovës, e cila tashmë e ka bërë gati emrin e tij ta dorëzojë në fund të muajit në Kuvendin e Kosovës, kur edhe mbahet mbledhja e parë pasi deputetët të kthehen nga pushimet.

Për këtë arsye, zyrtarë të lartë të ekzekutivit i kanë thënë Gazetës Express se Shala ka dhënë edhe dorëheqje nga pozita e menaxherit të kombinatit metalurgjik Trepça.

“Ferat Shala është kandidati i vetëm që ka mbetur në kombinim për ta marrë detyrën e drejtorit të bordit të AKP’së”, thekson ky burim.

FIDANISHTJA

Arsyeja se ai po largohej nga kjo ndërmarrje për t’iu përkushtuar studimeve akademike thonë se nuk është e vërtetë pasi që vendimin për ta lënë postin e menaxherit të Trepçës e ka marrë pasi ishte siguruar se do ti besohej pozita e shefit të AKP-së.

Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me Ferat Shalën për të marrë komentet e tij lidhur me këto pohime, por kontakti ka qenë i pamundur.

Ky lajm tanimë ka një kohë të gjatë që po qarkullon edhe në mesin e zyrtarëve të AKP’së, të cilët në njëfarë forme po përgatiten për pritjen e drejtorit të ri që ka shërbyer më parë si anëtar i SHIK’ut, në pozitën e drejtorit kundër-inteligjencës.

“Është e sigurt se Shala do të jetë Shef i AKP’së, pasi që kundërkandidatët e tij nuk e kanë mbështetjen politike që ka ai”, ka thënë një anëtar i Bordit të AKP’së në kushte anonimiteti për Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.