Fenomeni i dhunës ekonomike në Kosovë
Nga Raif Ramabaja – Sipas të gjitha gjasave,Kosovës i nevojitet një koncenzus i gjerë shoqërorë lidhur me politikat e reja ekonomike dhe planin zhvillimor, me të cilin qytetarët do të nxirren nga rrethi vicioz i varfërisë dhe varësisë nga pushteti aktual.“Më kurseni nga dhuna fizike, atë shpirtërore ma leni mua” (Oskar Vajld).
Dhuna ekonomike në Kosovë shprehet përmes mbajtjes së qytetarëve në situatë të palakmueshme dhe të paparishikueshne ekonomike, me qëllim që ata lehtë të kontrollohen dhe orientohen në drejtim të dëshiruar. Edhe korrupsioni pos që është vepër kriminale dhe e dënueshme, po ashtu është forma më drastike e dhunës ekonomike, barrë të cilën po e paguajnë shtrenjtë qytetarët tanë.
Çka në të vërtetë është rezultati i politikave ekonomike zyrtare ? Po vrehët se kjo politikë në tersi është e orientuar në arritjen e stabilitetit makroekonomik, por ky stabilitet bazohet në nivelin minimal të standardit jetësor dhe shërbimeve publike.
Parametrat kryesor na tregojnë se kemi pasur rritje buxhetore, por nuk priten ndryshime serioze në drejtim të rritjes reale të punësimit,rritjes së standardit jetësor, apo edhe zhvillimit ekonomik.
Para do kohe edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë , z. O’ Connell vërejti se edhe diaspora shqiptare- vendase madje nuk dëshiron të investoj në Kosovë. Nga njëra anë, në Kosovë kemi rritje ekonomike (nominale), janë bërë edhe do reforma të mira në politikat fiskale, deri diku po luftohet edhe ekonomia joformale, proklamohet se në Kosovë janë përmirësuar kushtet e të bërit biznes,kjo është për t’u përshëndetur,por në anën tjetër kemi ramje drastike të investimeve të huaja direkte( IHD) në Kosovë. Kjo na tregon se ende se kemi gjetur ( apo nuk po dojmë ta gjejmë)diagnozën e vërtet të sëmundjes së ekonomisë dhe shoqërisë Kosovare, prandaj nuk e kemi edhe terapinë adekuate për shërim.
Procesi steril dhe komprometues i tranzicionin i cili ende vazhdon, ka lënë pasoja të mëdha të cilat edhe më tutje janë barrë e rëndë për shoqërinë tonë.
Ramja formale e papunësisë nuk po realizohet me rritjen e investimeve apo shfrytëzimin e kapacitete prodhuese,por njerëzit po punësohen në sektorët joprodhues- grumbullimi i panevojshëm në sektorin publik.
Vlerësohet se edhe paga mesatare është më e ulët se që proklamohet, sepse nuk llogaritën edhe pagat nëpër biznese të vogla dhe tek ndërmarrësit e vegjël. E kjo po na tregon se standardi i qytetarëve tanë është i ulët dhe nuk po shënon rritje të pritur.
Cilat janë pasojat e kësaj politike ?
Edhe pse ka lavdërata nga disa institucione ndërkombëtare financiare, qytetarët mbesin të ngulitur në varfëri dhe varësi, shpesh here pa punë të përhershme dhe paga joadekuate – në qoftë se i kanë ato. Me këtë jo vetëm se ju rrezikohet kualiteti i jetesës, por janë sjellë në raport të varësisë absolute nga pushteti ekzekutiv.
Pra, në qoftë se qytetarët nuk i kanë mundësitë që vet ta realizojnë sigurinë materiale dhe pavarësinë financiare, atëherë ata varën nga vullneti i partisë në pushtet dhe janë të detyruar të tregtojnë me lirinë, dinjitetin dhe mendimin e tyre, për të mbijetuar.
Një sistem, në të cilin ekzistenca varët nga tekja e individëve në pushtet, e jo nga vlerat dhe meritat personale të qytetarëve, është sistem i cili njerëzit e lirë i shëndrron në skllav, ndërsa personat e emancipuar në qenie të varura. E kësaj nuk mund t’i thuhet demokraci e vërtetë. Demokracia në këtë rast është paraqitur dhe shihet si karikaturë.
Në këto kushte dhe rrethana pushteti po shikohet si pre’ , e jo si servis i qytetarëve të cilët kanë pritur nga pushteti një përparim si shtet dhe shoqëri. Këtë e kanë diskredituar ata që me flamurin e demokracisë erdhën në pushtet.
Në praktikë është e njohur teza se klasa e mesme është promotor i zhvillimit të një shteti. Klasa në pushtet nuk qanë edhe fortë kokën për padrejtësisë që ju behën punëtorëve. Ata edhe më tutje energjinë më të madhe e shpenzojnë duke e kritikuar dhe fajësuar pushtetin e “kaluar” dhe po presin që të kalojë koha dhe populli të humbë energjinë që edhe më tutje të shprehë pakënaqësinë e tyre dhe të kërkojë ndryshime rrënjësore.
Në këtë situatë, sipas të gjitha gjasave, Kosovës i nevojitet një koncenzus i gjerë shoqërorë lidhur me politikat e reja ekonomike dhe planin zhvillimor, me të cilin qytetarët do të nxirren nga rrethi vicioz i varfërisë dha varësisë nga pushteti aktual.
Konsiderojë që ma’ as një here nuk duhet të jemi në pozitë që njerëzit të frikësohen nga institucionet e funksionarëve partiak dhe të jenë të detyruar që thjeshtë, në treg ta shesin votën e tyre./rajonipress/


