ARKATANA

Fenomen shqetësues në qytetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në qytetin e Gjilanit është duke u shfaqur një fenomen shqetësues, ku në hapësira të cilat më parë kanë qenë të destinuara për gjelbërim apo të mbjella me drunj dekorativë, po vendosen struktura reklamuese. Ky trend jo vetëm që cenon estetikën urbane, por ndikon drejtpërdrejt negativisht në mjedis dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve. Zëvendësimi i hapësirave të gjelbra me vendosjen e strukturave reklamuese përbën regres në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe tregon mungesë të mbrojtjes së interesit publik ka shkruar Bashkim Isufi.

Postimi i plotë:

Në këtë drejtim, kërkoj nga organi kompetent që, në ushtrim të kompetencave të tij ligjore, të ushtrojë kontroll inspektues mbi ligjshmërinë e këtyre vendosjeve, duke verifikuar nëse të njëjtat janë pajisur me lejet përkatëse për vendosjen e strukturave reklamuese.

Mobi Casa

Po ashtu, të konstatohet në veçanti nëse për vendosjen e tyre në hapësira të gjelbra ekzistojnë pëlqime apo miratime nga sektori përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit, si dhe nga organet kompetente komunale.

Në rast të konstatimit të shkeljeve ligjore, kërkoj që të ndërmerren pa vonesë masat përkatëse ligjore dhe administrative, përfshirë largimin e strukturave të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe rikthimin e hapësirave të gjelbra në gjendjen e tyre të mëparshme.

Ky fenomen kërkon reagim të menjëhershëm institucional, ndërsa çdo mosveprim në këtë drejtim përbën cenim të interesit publik dhe përgjegjësi institucionale për degradimin e hapësirave publike në qytetin e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.