Fundamenti

Fenerbahçe nuk heq dorë nga Muriqi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vedat Muriqi po shfaq formë të mirë në Spanjë, por prapë se prapë, Mallorca ka vendosur të mos e blejë kartonin e sulmuesit kosovar.

28 vjeçari ishte huazuar në klubin spanjoll nga Lazio në janar për gjashtë muaj, deri në fund të këtij sezoni.

Dhe, gjatë verës që vjen, përfaqësuesi kosovar do të rikthehet në Itali, shkruan “Gazeta Express”.

Por, as Lazio s’e ka ndërmend ta mbajë më ish-futbollistin e Rizesporit, i cili për një vit e gjysmë i ka realizuar vetëm dy gola në fanellën “Biancocelesti”.

E në ndërkohë, mediat turke insistojnë se Fenerbahçe po vazhdon ta ndjekë ish-futbollistin e saj.

ARKATANA

Klubi nga Stambolli po i shikon të gjitha mundësitë që ta blejë apo huazojë Muriqin për edicionin 2022/23.

Për këtë siguron mediumi turk “Fotospor”, përcjell “Gazeta Express”.

Mallorca e ka mundësinë e blerjes së kartonit të lojtarit për 13 milionë euro, por nuk do ta shfrytëzojë atë.

Muriqi po mundohet ta ndihmojë ekipin ishullor të shpëtojë pa rënë nga liga, edhe pse është mjaft i rrezikuar.

Ndërkaq, Fenerbahçe, e cila e kishte shitur Muriqin për 20 milionë euro në Lazio, pretendon ta riblejë atë për 10 milionë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.