HW

Fenerbahce mendonte ta largonte, por Mërgim Berisha ka bindur trajnerin Jorge Jesus

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mërgim Berisha ka pasur një sezon shumë të vështirë, të parin për të në futbollin turk me fanellën e Fenerbahces.

Sulmuesi nga Kosova me pasaportë gjermane zhvilloi 31 ndeshje duke shënuar shtatë gola e duke asistuar në tre të tjerë në të gjitha garat, por shumicën e ndeshjeve i luajti si i inkuadruar nga banka rezervë.

Gjiganti turk Fenerbahce mendonte për ta shitur sulmuesin shtatlartë gjatë verës, por me ardhjen e trajnerit Jorge Jesus gjërat kanë ndryshuar.

24-vjeçari ka lënë përshtypje shumë të mira në fazën përgatitore dhe Jesus ka vendosur për ta mbajtur atë sezonin e ri në Stamboll.

HW

Gazeta turke Fanatik ka raportuar se Berisha e ka vendin e sigurt për edicionin e ardhshëm, pasi sulmuesi kosovar luan në tri pozita të sulmit dhe kjo i përshtatet trajnerit të ri.

Berisha luan si sulmues qendror, sulmuesit të djathtë si dhe në pozitën mbrapa sulmuesit.

Gjithsesi kosovari ka shkëlqyer në fazën përgatitore dhe ka bindur trajnerin Jorge Jesus ta mbajë në skuadër së paku edhe për një vit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.